AME

Kualiteti i ajrit është një ndër temat më të diskutara sot ngase është një ndër faktorët kryesor në shëndetin e njeriut. 
Duke u bazuar në këtë fakt, studentët e Kolegjit Universum të mbështetur edhe nga stafi akademik vendosën që të ndjekin shembullin e disa universiteve më të njohura dhe të ndërtojnë një sistem për matjen e kualitetit të ajrit në kampuset e veta.

Prototipi i parë u zhvillua në kampusin e Gjakovës dhe përpos matjes së kualitetit të ajrit në kampus, ka për qëllim sensibilizimin e popullatës rreth faktorëve të ndotjes dhe pasojave në shëndet